• |
ide | kryesore

Nis vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca në Krujë, Vlorë dhe në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas mbërritjes së dozave të vaksinës nga AstraZeneca do të niste procesi për mësuesit në të gjithë vendin. Pas kryeqytetit, në disa qytete raportohet se ka nisur vaksinimi me AstraZeneca për arsimtarët. Kështu, qendra e vaksinimit në Krujë është ngritur në palestrën e shkollës së mesme ”Shote Golica” të qytetit të Fushë-Krujës. Imunizimi me anë të vaksinës ka nisur edhe në Vlorë, pranë shkollën 24 Maji. Shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari tha se do të vaksinohen rreth 1800 mësues në rang qarku.

Ndërkohë ky proces ka nisur edhe në Elbasan. Qendra e vaksinimit  është tek drejtoria e shëndetit publik në këtë qytet. Pas mbërritjes së mbi 38 mijë dozave nga AstraZeneca, në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *