• |
ide | kryesore

Të inkriminuar në listat e PD-së?/ Basha: Hipokrizi, pas 25 prillit do të bëhet vetting i politikanëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  në një intervistë për “News 24”, iu përgjigj akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin. Nga Berati, lideri demokrat tha se PD-ja është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj sipas tij, është hipokrizi moralizimi që bëhet nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politik. Gjithashtu, Basha theksoi se vetëm në Durrës tre kandidatë të Partisë Socialiste janë përfaqësues të bandave të Durrësit.

“Duhet të jemi fare të qartë, Partia Demokratike është hartuesja e ligjit për dekriminalizimin. Unë personalisht kam zhvendosur nga listat tona persona për shkak të indicieve në të kaluarën dhe do ta bëj këtë sa herë që të jetë e nevojshme dhe kjo është arsyeja se pse rast pas rasti kam kërkuar unë vetë verifikim nga autoritetet. Pra, është hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike. Sot, problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike. Fakti që poshtë një boje të hollë emrash kryesisht anonim vazhdojmë të kemi persona me rekorde kriminale, aleatë dhe anëtarë të listës së Partisë Socialiste. Në Durrës, vetëm në Durrës, janë tre emra përfaqësues të bandave të Durrësit. Në Elbasan po kështu e kudo ju e patë në ditën e verës që jua prishi festën qytetarëve të Elbasanit ”, tha Basha.

Ndërkaq, Basha deklaroi se problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë vettingun e politikanëve.


5 Comments

  1. Mbaje fjalen, bej ligj per vetingun e politikaneve, kontrolloni parate ne parajsat fiskale, por jo vetem kaq, beni edhe procedimin penal per politikanet me pasuri te pajustifikuar dhe konfiskojani pasurine. Do kesh shumicen e shqiptareve me vehte. Por frika se jane vetem fjale fushate si ai muhabeti i aeroporteve apo i ujit 24, fjale qe harrohen sapo te uleni ne karrike, mbetet.

    1. O ti i pa emer. Je ne terzi se cfar i kerkon bashes. Te fillojn e te kerkojn se ku jan leket e politikanve, 99% e politikanve te te gjitha partive, ven ne burg.
      Dhe me kryesoria…. Ti kujton se basha eshte te ai 1%?
      Basha po, eshte te 1%. Po te 1% i pare i 99%.
      Kaq te shkurter ta ken kujtesen shqiptaret? Apo te jen kaq budallenj???

      1. Prandaj ia bera kerkewen qe te mbaje fjalen o Gimi, pikerisht sepse ketu nje pjese e mire e politikaneve jane per burg dhe per konfiskim pasurie te vene ne menyre te paligjshme. Por ato qe ka bere Rama, nuk i ka bere asnjeri. Kete mbaje mend mire. Po doli ndonjehere e verteta, Rama duhet te denohet me burg te perjetshem. Te tjeret me pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *