• |
ide | kryesore

Zjarri në qendrën tregtare, familjarët debatojnë me zjarrfikësit që kërkojnë trupin e një 33-vjeçari (Video)

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej 18 orësh vijojnë të dalin shtëllunga të mëdha tymi nga kati nëntokësor i qendrës tregtare tek mbikalimi i Kamzës që shërben si magazinë për veshmbathje dhe këpucë. Punonjësit zjarrfikës nuk kanë zbuluar ende trupin e 33-vjecarit Arjan Sala që mbeti i bllokuar në magazinë mbrëmjen e djeshme në tentativë për të fikur flakën dhe evakuuar punonjësit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e vatrave në brendësi të dengjeve me rroba këpuce dhe produkteve  të tjera plastike që ndodheshin në magazinë.

Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një komunikim për mediat tha se ende nuk dihet asgjë për 30-vjeçarin, Sala.Sala mendohet se ka hyrë në thellësi të magazinës ku dhe ishte vatra e flakëve që sa kishin nisur. Si shkak i tymit dhe rrezikut të asfiksisë dy punonjësit që kanë qenë më pranë daljes kanë mundur të dalin me shumë vështirësi ndërsa 33-vjeçari ka mbeturi bllokuar nga zjarri dhe tymi që është përhapur në një kohë shumë të shkurtër.  Ndërkohë familjarët e miqtë e Arjan Salës, janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes ku edhe kanë debatuar me Goxhaj duke kërkuar që të ndërhyhet në thellësi të magazinës për të gjetur 30 vjeçarin.

Aktualisht është duke u punuar me bombola oksigjeni dhe kundragaz për shkak të tymit të dendur dhe nxehtësisë së lartë që ka shkaktuar zjarri në ambientin e mbyllur.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *