• |
ide | kryesore

Anija e ngecur në kanalin e Suezit fillon të lëvizë, autoritetet thonë se operacioni për nxjerrjen e “EVER GREEN” vijon

-Instant, Lajme, Planet



Anija me kontejnerë nga kompania EverGreen ka lëvizur pjesërisht, pas bllokimi në kanalin e Suezi për afro një javë. Megjithatë autoritetet thonë se zhvendosja e plotë mund të dojë pak kohë. Shenja premtuese për lëvizjen e anijes u konstatuan këtë mëngjes kur një pjesë e anijes u lirua nga bregu. Megjithatë për CNN, autoritetet kanë thënë se operacioni do të vijojë kur të ngrihen sërish nivelen e ujit, në orët e pasdites.

“Anija me kontejner filloi të punonte me sukses pasi iu përgjigj manovrave të tërheqjes. Sapo anija të tërhiqet, ne do të rifillojmë lundrimin direkt dhe do ta çojmë në Liqenet e Hidhura.”, tha Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *