• |
ide | kryesore

Komisioneri i BE: Pasaporta shëndetësore do të jetë e disponueshme nga 15 qershori

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasaporta shëndetësore që Bashkimi Europian kërkon të realizojë për një rihapje të sigurt do të jetë në dispozicion nga 15 qershori. Kjo u njoftua nga komisioneri i BE-së në krye të vaksinave antiCovid Thierry Breton në një intervistë me RTL, Le Figaro dhe Lci. Komisioneri gjithashtu tregoi certifikatën shëndetësore duke ilustruar si versionet digjitale ashtu edhe ato në letër. Në prototipat e treguar në TV, versioni i smartphone-it është në një sfond të verdhë, ndërsa versioni në letër është në një sfond të gjelbër. Të dy raportojnë të njëjtin informacion, por në smartphone është e mundur të shikoni si një version të sintetizuar ashtu edhe një të plotë.

Breton përsëriti se do të jetë një dokument i harmonizuar dhe i njëjti kudo në BE sipas rregullores së përgjithshme të të dhënave personale. Kur u pyet nëse do të jetë fakultativ apo i detyrueshëm, ai u përgjigj se mund ta bëjë kushdo që dëshiron dhe sa i përket atyre që nuk do të vaksinohen, ai tha: “Kjo nuk do të thotë që ne nuk do t’i pranojmë të gjithë, përsëri do të ketë analiza të antigjenit, Duhet të organizohemi me shpejtësi për rihapjen”

 


3 Comments

  1. Në ‘97, mijëra nëna e gra shqiptare futën në dhe bijtë e burrat e tyre dhe u veshën me të zeza, shumë të tjerë u depresuan e përfunduan në dëshpërim madje edhe në çmendinë, kurse autorët u lanë të lirë që të organizonin kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 98 me alibinë e vrasjes së Azem Hajdarit; u lëshuan si të tërbuar për pushtimin e institucioneve. U lanë prapë të lirë, e më pas ngritën fabrikën e vdekjes në Gërdec. Djemtë amerikanë të Gërdecit u dënuan kurse djemtë shqiptarë, i biri i Saliut dhe ish ministri i mbrojtjes u lanë të lirë. E hëngri Kosta “aksidentalisht” në gjueti !

    Përsëri të njëjtët autorë, vrasës, kusarë, sadistë, mashtrues, gënjeshtarë. Dhe përsëri nuk u ndëshkuan! U lanë të lirë që të organizonin vrasjen e 4 baballarëve që protestuan për bukën e gojës pas videos ku tregohej korrupsionin me pushtetin. Kush u dënua?! Asnjë edhe sot e kësaj dite por përkundrazi sot janë kapo partie e synojnë të riciklohen përsëri për të vazhduar misionin e tyre ” të fitores së errësirës mbi dritën” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *