• |
ide | kryesore

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas, arrestohet një tjetër person në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Krasta 2021” si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çapja në Elbasan. Nga policia mësohet se në pranga ka rënë Ardi Çekani, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Çekani fshihej nga autoritetet në banesën e Ardian Çapjas. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Mëngjesin e djeshëm, forcat e RENEA-s, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çapja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012. Ndërkohë operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapjas vijon.


3 Comments

  1. Ore dini shqip ju gazetare bythe?
    “Fsguhej ne banesen e Ardian Çapjas”?
    Po te ishte Rexheo Qosja, do thonit “ne shtepine e Rexhep Qosjas” apo “Rexhep Qoses”?

    MESONI RASEN GJINORE TE EMRIT, O KULLUFA SHKRIMI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *