• |
ide | kryesore

Gjykata jep vendimin për 20-vjeçarin që abuzoi seksualisht me gruan me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzëne

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka lënë në burg 20-vjeçarin që abuzoi seksualisht me një 43 vjeçare me probleme dhe e la shtatzëne. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi shtatzënë.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin. Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *