• |
ide | kryesore

Ndërroi jetë nga Covid-19, një shkollë në Tiranë do mbajë emrin e Bashkim Finos

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shkollë në kryeqytet do të mbajë emrin e deputetit socialist Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pasi humbi betejën me Covid-19. Lajmin e ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili bashkë me kolegë të tjerë socialistë kujtuan Finon.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më parë”, ka shkruan Erion Veliaj.

Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë, më 29 Mars. Ai cilësohej si kryeministri i Pajtimit Kombëtar pasi 24 vite më parë, në vitin 1997 drejtoi qeverinë që drejtoi vendin në mes të krizës. Ai ka qenë deputet për disa legjislatura në radhët e të majtëve.


10 Comments

  1. Po mirë Veliaj sa deputetë që vdesin do ti vendosim nga një emër.Nuk e di ça ka bërë ky për ti vënë emër.Sa personalitete shqiptare që janë marë me arësimin nuk kanë emra nëpër shkolla.Një fakt.Sa mësues dolën vullnetarë në kohën e fashizmit në Kosovë për të hapur shkollat?Me qindra.Sa nga ata u persekutuan?Me qindra.Apo vendosni si në komunizëm.Epo e ke gjithë pushtetin edhe atë lokal!!!!

  2. vdis se te duam nuk i vjen turp qe nuk i bene nje vaksine por derdellisin ne televizor jo mosha kur dihet dhe ne bote prioritet kane ato qe jane me semundje si diabeti etj pavaresisht nga mosha dhe jo me aui qe ishte dhe le leucemi dhe obezicitet

  3. Kjo eshte nje nisme shume e mire qe duhet te bazhdoje qe brezat e ardhshem te kujtojne me nderim

    parlamentaret e trazicionit dhe brezi i ri te marre shembull nga keta kolose shtetformues ne kohe te

    veshtira. Sa bukur do tingellojne emrat e shkollave, universiteteve, parqeve, rrugeve si psh.

    Shkolla Tom Doshi, gjimnazi Gramoz Ruci, Universiteti Rrahman Rrahja, kopshti Taulant Balla apo

    rruga qe sot quhet Unaza e Re te marre emrin Damian Gjinkuri e keshtu me radhe.

  4. Pse nuk perballon faktin e përjashtimit te PS-se se vërtetë pra gardës së vjetër ky Rama ?
    Propagande elektorale për t’i mbyllur gojen nje problemi te madh sa nje elefant!

  5. Nuk ka me turp. Po ketij as Gjirokastra nuk i vuri emer shkolle cne katunari Ures Vajgurore po e ve ne Tirane a thua se ky ishte ndonje koke e madhe. Cudite e rishkerdhyerjes nuk kane te mbaruar. Dhe Ver Llapa vdiq nga Covidi beni mire ti vini emrin e tij ndonje shkolle tani

  6. I vetmi kontribut i Finos ndaj vendit eshte ikja e tij ne halene e gomereve. Kjo kurseu nje mal me shpenzime nga buxheti i shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *