• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Ramës: Humbja e ka bërë nervoz, shqetësohet për mikpritjen e shqiptarëve ndaj Lulzim Bashës

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se me anë të takimeve elektorale po grumbullon shumë njerëz dhe po vepron në shkelje të rregullave anti COVID. Në reagimin e PD-së, humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz Ramën dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. Ndër të tjera selia blu thekson se Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen që shqiptarët tregojnë ndaj Lulzim Bashës. 

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale” thuhet në reagimin e PD-së.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të ndalë grumbullimet. Me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar, Rama ka ndarë foto nga takimet e Bashës në rrethe, duke shkruar një shprehje latine “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.


6 Comments

  1. Une e kuptoj qe me media te kapura, me bashki e administrate qendrore te kapura, me biznesmene e kriminele te kapur nga mazhoranca, keto lloj takimesh jane nder te paktat shanset qe ka opozita per te percuar ekzistencen dhe mesazhin e saj por te pakten “detyrojini” te mbajne makse. Ata me te vertete jane te lire te bejne si te duan por virusin j’ua hedhin edhe atyre qe nuk kane qene ne mitting. Duhet t’i jepnit me shume peshe rrjeteve sociale ne keto kushte. Edhe Dash tradicionali e perqafoi ndryshimin.

  2. A keni dëgjuar ndonjëherë “sakrifica për liri “.
    Kjo po ndodh, dhe do vijë duke u shtuar deri në 25 prill.

    1. Puna eshte te besh aq sakrifica sa eshte e nevojshme. Psh, pse dreqin duhet t’i linte Basha njerezit te prisnin 1 ore ne takimin hapes ne Tirane kur dihet qe disiplina shthuret sa me shume shtohet pritja? Dhe tamam ashtu ndodhi, turma u shthur me kalimin e kohes. Kjo eshte papergjegjshmeri. Gjithsesi, fakti qe Rama e ka bazuar gjithe fushaten tek kjo gje tregon deshperimin e tij. Nga ana tjeter Basha po i heq vetes nga dora nje karte qe mund ta perdorte me sukses: menaxhimin skandaloz te pandemise nga qeveria.

  3. Rama po e fut ne batak Bashen. Duke e nxier si te papergjegjshem. Te gjith e dim qe Rama mund te nxier mijra njerez ta presin e te pellasin per te. Po nuk po e ben,
    dhe po fiton pik per kete.

    1. Rama nuk ka nevoje t’i nxjerri ne rruge sepse Rama i ka njerezit gjithe kohes ne mitting ne administrate, tek bizneset e oligarkeve dhe te miqve, permes kercenimeve nga tatimoret etj., etj. Rama nuk ka nevoje per rrugen sepse t’i sjell rrugacet tek shtepia. Basha nuk ka shume zgjedhje por te pakten te beje aq sa eshte e nevojshme dhe jo badallalleqe.

  4. Nuk shkon kur ter bota distancohet ne kesi rastesh ketu ne shqiperi vazhdojne mitingjet politike primitive
    Basha eshte kaqol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *