• |
ide | kryesore

Gjykata i shkon në spital dhe cakton masën e sigurisë për Ardian Çapjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit caktoi në spital masën arrest me burg për Ardjan Çapjan, i cili dyshohet se porositi duke paguar 50 mije euro për vrasje në rrethana cilësuese të Gentjan dhe Nezir Beqirit.  Masa u vendos në repartin e kardiokirurgjisë , ku mbahet i shtruar Çapja i cili pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në zemër.

 Forcat speciale RENEA e arrestuan në qytetin e Elbasanit para dy ditësh Çapjen, i cili njohej si një prej emrave më të përfolur sa i takon botës së krimit në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua si dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan. Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në “arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë,  pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, ku dyshohet se ai u pagua nga fisi i Çelajve.


1 Comment

  1. “Ardian Çapen” – drejtshkruhet, o kurva gazeptare!

    Ju shkerdhefte rasa gjinore e shqipes mamatë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *