• |
ide | kryesore

Seanca për presidentin e Kosovës/ Deputetët hyjnë në sallën e kuvendit pas 1 orë e gjysëm vonesë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas më shumë se 1: 30 orë vonesë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku planifikohet të mbahet edhe seanca për votimin e presidentit të ri. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të parët që po hyjnë në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Seanca ishte parashikuar të niste në orën 18:00. Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK-së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Ndërkohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.  Për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *