• |
ide | kryesore

Basha: Dyfishimi i pagave për mësuesit dhe ndalimi i largimit të mjekëve nga vendi janë dy prioritete parësore

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të ardhurve në Durrës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se qeveria Rama në këto 8 vite ka keqqeverisur vendin duke sjellë kosto të rënda ekonomikë në vend. Kreu i opozitës u ndal tek mësuesit dhe mjekët, Basha tha se dyfishimi i pagave për mësuesit dhe ndalimi i largimit të mjekëve nga vendi, janë dy prioritete parësore të qeverisë së ardhshme.

“Politika e rritjes së pagave të arsimtarëve është pjesë kryesore e politikës së shpenzimeve publike të qeverisë së ardhshme, Partisë Demokratike. Ndalimi i largimit të mjekëve është një prioritet absolut. Me këto ritme nëse vazhdojnë ne do të kemi më pak mjekë për frymë se ç’kanë vendet më të varfëria të Afrikës. Ndaj masa e parë siç e përmendët dhe ju do të jetë rritja e pagave për mjekët, për mjekët specializant dhe për infermierët. Kjo është një faturë e përballueshme dhe e llogaritur në buxhetin e ardhshëm të qeverisë së ardhshme pas 25 prillit. Por siç e dini ju nuk janë vetëm pagat që i motivojnë mjekët të largohen janë dhe kushtet e punës. E kjo do të kërkoj një investim në të gjithë infrastrukturën e shëndetit publik por edhe një reformë që pas këtyre investimeve, këto institucione të shëndetit publik në veçanti spitalet të vet administrohen në mënyrë që të japin mjekëve mundësinë e shfrytëzimit të tyre individual të specializimit por edhe të krijojë një konkurrencë të shëndoshë midis këtyre institucioneve”, u shpreh Basha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *