• |
ide | kryesore

“Rama ik”/ Basha pritet me flamuj blu e brohoritje në Vaun e Dejës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar paraditen e së hënës një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës. Si në shumë qytete të mëparshme edhe në Vaun e Dejës, kryedemokrati është pritur me brohoritje e flamuj blu nga mbështetësit e Partisë Demokratike. Të rinjtë e zonës kanë vijuar me thirrjet “Rama Ik” dhe “Fitore”, teksa Basha ka zbritur për të takuar qytetarët. Gjatë takimit të rinjtë kanë ngritur shqetësimin e kushteve të shkollave në zonat rurale si dhe për sfidat me të cilat u duhet të përballen nxënësve që vendosin të shkollohen në qytete.

Kjo qeveri e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe fëmijët e tyre në baltë. Kjo duket tek gjendja e arsimit universitar, që s’ka si të jetë më mirë kur gjendja e sistemit parauniversitar është siç e përshkrove ti. Në zona rurale ka paradokse të tilla, një mësues i përgatitur për një lëndë jep një lëndë tjetër. Kjo bëhet në fasadën e të ashtuquajturit portal. Shumë familje janë detyruar t’i çojnë fëmijët në shkolla private. Janë futur në borxhe,” shpreh Basha.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *