• |
ide | kryesore

Del rezultati i kutisë së parë/ Shikoni sa vota kanë marrë PS, PD dhe LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ka nisur hapja e kutive në KZAZ-në e Pustecit të minoritetit maqedonas në Korçë.

Kjo është njësia e parë ku tradicionalisht është e para që hap kutitë e votimit në zgjedhje për shkak të numrit të vogël të qendrave të votimit, me vetëm 5 të tilla.

Para pak çastesh ka përfunduar numërimi i kutisë së parë asaj të fshatit Kallamas dhe rezultati është 118 vota për PS, 114 vota për PD dhe 17 vota për LSI.

Simbolika e kësaj kutie të parë është se ka një rezultat të ngushtë mes PS dhe PD.

E dyta është se edhe pse socialistët janë forcë e parë, bashkimi PD – LSI i nxjerr ato mbi PS. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Ne keto zgjedhje duhej votuar masivisht per opoziten. Po shqiptareve nuk iu ben pershtypje mungesa e demokracise, arroganca ne qeverisje, korrupsioni dhe premtimet e pambajtura dhe vazhdojne te votojne Rilindjen…cirk dhe buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *