• |
ide | kryesore

Arjan Çani: Rama na bëri një nder në këto zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arjan



Gazetari Arjan Çani kishte të ftuar këtë të premte në emisionin e tij “Zonë e Lirë” deputeten e PS-së Elisa Spiropali ku u fol normalisht për rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Çani tha se e kishte parashikuar një fitore të PS dhe se ajo nuk ishte fitorja e partisë, por e shtetit që ka nga pas.

“Që fituat, fituat. Bravo ju qoftë. Fitoi shteti, jo partia. E bëtë edhe me emërime në administratë. Ja çfarë më shkruan një sms: “Çani, në karrigen time janë ulur 3 të tjerë këtë muaj. Ulemi të gjithë nga 3 orë”.

Fitorja juaj ka qenë pas një punë kapilare. Nuk ka çudita. Ju nuk keni vjedhur ditën e zgjedhjeve. Unë flas për mënyra dhe taktika më herët. Rama na bëri një gjë të mirë për interes publik. Na hoqi qafe atë Pandi Majkon se ai nuk durohej” – tha Çani. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Hahaaa po pse ka ndonje te sakte ps?! apo cdo particke tjetet. Banda te gjitha .Mafjoz dhe kryetare bandash. Keto jan partickat ketu. Dhe tufa injorantesh qe vrapojn ne ” votime ” .

  2. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *