• |
ide | kryesore

Berisha ‘non grata’, Lubonja: Nuk ka të bëjë me demokracinë, mbështetje që i jepet Edi Ramës për ndryshimin e kufijve në Ballkan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja ka një analizë ndryshe të asaj që ndodhi sot, ku ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Lubonja tha se nëse ky qëndrim i SHBA do kishte ardhur në 96-97 do ishte shumë i kënaqur, pasi do shikonte një mbështetje për demokracinë, por sot sipas tij, kur është një tjetër situatë i duket një lëvizje anakronike.

Për të, nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një mbështetje politike që i jepet kryeministrit Edi Rama. Për motivet, ai ka dy hipoteza, njëra prej tyre për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Gjykimet janë gjithmonë kontekstuale dhe të vërtetat, domethënë e gjykojmë si e gjykojmë në një kontekst kohor. Në qoftë se në vitin 1996-1997 kur Berisha bëri vjedhjen e votave, tentoi të ndërtonte një sistem autoritar, do kishte pasur një reagim si ky i sotmi do të isha shumë i kënaqur, i lumtur në kuptimin që kam një mbështetje për demokracinë kurse në kontekstin e sotëm kur është i njëjti Berishë, por tjetër situatë, kur ka një qeveri që më vjedh votën, më kërcënohet demokracia nga një tjetër parti që në atë kohë ishte e persekutuar nga Berisha, më duket një lëvizje anakronike, jashtë kohe. Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar.
Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike.
Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë.
Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit. Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim.

Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike.
Më e rëndësishmja ka të bëjë ndërhyrja në politikat shqiptare sot. I qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Në qoftë se bëhet fjalë për demokraci në Shqipëri, unë shikoj një rrezik shumë të madh se një parti ka kapur shtetin komplet dhe nuk shoh asnjë ndërhyrje amerikane për këtë. Qartazi kjo është mbështetje për këtë regjim. Ore pse mbështetje për Edi Ramën këta, kur Edi Rama është sot problemi? Si ka mundësi nuk shohin këtë, por shohin atë para 8 vjetëve. Them që kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një mbështetje politike që i jepet Edi Ramës.
Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën. Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër. T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë.
Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale”, deklaroi Lubonja.


9 Comments

    1. Lubonja ska rrjedh po ju dhe robt si ju keni pjerdhur. Kur Lubonja ishte kunder qeverise para 8 vitesh nuk ishte i rrjedhur, apo jo. Thuaj qe sna pelqen tani qe po na a thote troc si eshte puna.
      Sala nuk do shkoje ndonjeher ne Amerike dhe po mos ta kishin shpallur non grata, por puna eshte qe Shqiperia cdo dite e me shume po i ngjason Kolumbise. Te na rroje Rilindja e Amerika, pa ci qi temen.

  1. Paaaa, si e kap ky Tosi problemin…
    Ik ore kar. Ketu te thone ujku, ti kerkon gjurmet. Nuk u bere dot “Pionier”. Ngele Fatos…
    Para se te anal-izosh me keto lloj idesh infantile, shko hidh nje sy ne varrezat e Gerdecit. Do i bente mire koshiences tende nje vizite atje …
    Pa lere, … cfare them dhe une. Ku ke koshience ti ? Ti, qe te shpetoje bythen tende, shite dhe akuzove tet ate. Plehre…
    Ne se Amerikanet donin te godisnin PD-ne, e kishin njoftuar kete perpara zgjedhjeve….dhe cdo gje merrte fund. Po ata kane etike. I bejne gjerat me lezet.
    Ne se amerikane duan te ndrrojne kufijte ne Kosove, kujton ti se do i ndaloje Saliu ??? Idiot ?
    Po ata as qe e qijne fare as baba Sqapin, as Vjosen, as Albinin dhe as Vicicin. E bejne dhe pike…
    Po te mos qene amerikane, nuk do kishte Kosove as sot e kesaj dite…
    Ik shejtan se me more shume kohe. Ti je i pandreqshem, shpirtzi dhe i lig deri ne qelize…Llum komplet

  2. O lubonje mos i nenvlefteso lobingjet.

    Amerika ka krize per vete , ka probleme te medha me nje shoqeri shume te polarizuar.
    Zgjedhjet e fundit ishin te kontestuara, psh sh pak e dine qe bedn mori 16 m vota me shime se obama, ndersa trump mori me shume se 8 miliona vota nga 2016.

    Nga 2016 ne 2020 ne usa u votua mbi 20 e kusur milion vota nga 120 milion gjithsej nje rritje prej gati 20 % te numrit te votuesve

    Non grata eshte bere me kerkese nga ana e shqiperise. Lobimi ka bere te veten.

    Po e rru shume blinken per sali berishen kur ka plas lufta ne gaza????

    Jane te porositura. Plus e ka thene vete rama.

    Lubonje eshte.veprim politik i piset ama.

    Ki parasysh qe kjo mund ti ndodhe dhe rames pasi ka precedent!
    Presioni eshte mbi berishen apo mbi ramen???
    Berisha ska ambicje politike prej 8 vjetesh. Vetem qytetari dixhital

    Apo rama qe ka dosje plot??

    Dmth agron xhafa sdoli kot sot qe e pershendeti. Vellain nuk ia ngacmoi berisha por rama me tahirin.

    Berishes nuk i bejne noi dem , as e njollosin dot me mosdhenie vize….

    Mos eshte.sinjal per.ramen o lubonje????

  3. Meqe jemi ne fushen e hamendesimeve se fakte amarikanet nuk po i tregojne, une mendoj se kjo ishte nje goditje jo vetem per Berishen por per gjithe klasen e politik berjes ne Shqiperi. Uroj qe trendi i rritjes se abuzimit me pushtetin te frenohet disi,por nuk jam optimist. Berishizmi si fenomen ka mare nje goditje te madhe, eshte pozitive, por Berisha do te vazhdoje te dominoje ne habitatin e tij PD.

  4. Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata amerikane e Presidentit Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.

    Për shkak se – dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë – reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicioni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.

  5. Jam plotesisht me Lubonjen. Per 8 vjet Amerika fjeti gjume. Sot u zgjua e tha non grata kur shume mire perkthehet ne shqip jo I deshiruar. Ne nuk e duam kete vend duke fillu nga gjuha shqipe qe e zevendesojme me non grata. As popullit e as Berishes nuk I plas se shkon apo jo ne Amerike. Per fat bota eshte e madhe edhe pa Ameriken. Po luhet nje politike e QELBUR dhe MAFJOZE. Kur ta kuptojme ne emri Shqiperi dhe Kosove do te jene zhdukur nga harta.

  6. Lubonja. alkaponen e denuan pasi e lan sa deshen te bente para e me pas ja zhgrapen te gjitha. Une as nuk kam degjuar te kete nje shtet hajdut e mafjoz me te madh se hamerika. Te shtrydh mir e mir leshon qener neper bot si sorros & co e me sherbimet e m…t qe ka i shrydh si limon dhe leshohet per te vjedhur e shkatrruar ca i del perpara. Nuk di kete vend kriminal me te madh se hamerika apo amelika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *