• |
ide | kryesore

Ish-këshilltari i Trump: Covid-19, një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet presidenciale në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, beson se pandemia e Covid-19 është një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë të dhënë të premten, Flynn, një nga figurat e njohura të teorisë së konspiracionit QAnon, tha se virusi u krijua para 3 nëntorit “për të fituar kontrollin” e shoqërisë.

“Kur shikon nëpër botë, të lind pyetja pse të gjitha këto vende nuk i kanë problemet që ne vazhdojmë t’i kemi në këtë vend kur bëhet fjalë për Covid? Pse? Sepse gjithçka, gjithçka dhe kjo është e vërteta ime, ajo që unë besoj, gjithçka është një shpërqendrim nga ajo që ndodhi më 3 nëntor”, vazhdoi ai.

“Gjithçka që ne dëgjojmë për Covid, dhe si Covid filloi para 3 nëntorit, e gjitha ka për qëllim të kontrollojë, e gjitha ka për qëllim të fitojë kontrollin e një shoqërie, që të imponojë vendimet e shoqërisë, në vend që t’i lejojë njerëzit t’i marrin vetë ato”, citohet ai nga “The Independent“.

Flynn është aktualisht gjeneral-lejtnant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në pension.

Ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trump në janar dhe shkurt 2017 para se të jepte dorëheqjen për shkak të raportimeve se kishte gënjyer për kontaktin e tij me një zyrtar rus.

Ai më vonë u deklarua fajtor për fshehje të së vërtetës FBI-së në lidhje me komunikimet e tij me ambasadorin e Rusisë në SHBA në atë kohë. Në fund të mandatit të Trump, ai ishte njëri nga njerëzit e falur nga presidenti.


6 Comments

  1. Editore te lapsit, ky eshte artikull i dobet! Te lidhesh covidin me 3 Nentorin eshte dicka e paarsyeshme, pavarsisht se e ka shkruar “The Indipendent”. Gjithashtu mesoni mire njehere se cili eshte gjenerali i nderuar, heroi Michael Flynn!

    Ai eshte nje luftetar e patriot per SHBA-ne, qe e futen ne burg ne baze te akuzave fallco dhe e futen ja keta njerzit e Deep State-it, ku nder te tjere jane edhe te shiturit Mathew Palmer dhe Yuri Kim, Biden dhe Harris, Pelosi, etj, etj.

    Flynn ka qene nje nga aleatet me te ngushte te Trumpit, qe potencialisht mund te ishte nje nga miqte me te sinqerte te Shqiperise dhe qe do ishte kategorikisht kunder Rames dhe sektit te Rivdekjes. Por fatkeqesisht qeverine amerikane sot e kontrollon shteti hije (deep state).

  2. Me teper i besoj faktit qe shkaku ka qene Hong Kong. Ne rast se zgjasnin protestat, mund te kerkohej shkeputje nga Kina. Kina do dergonte ushtrine. Dhe pastaj…MAT

  3. Kjo qe thote i madhi Flynn eshte mese e vertete. Ne amerike akoma po vazhdon procesi i auditimit ne disa shtete ku Trump humbi ngushte. Te presim deri ne fund

    1. Mos e rruj fare ti lali. Aty mbahu tek i madhi Flynn.
      Prite edhe pak sa ta rrasin mren ate shokun e Flynn..

      1. SUFLLAQET E TURNIT TE 3 ROBQIRAT QE LENE GRATE VETEM NE SHTEPI DHE TASTOJNE NGA BODRUMET GJITHE NATEN! MINJTE E FUGCPUMIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *