• |
ide | kryesore

Trafik dhe kultivim droge, arrestohen dy të rinj nga policia e Lezhës

Arkiva


Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se Edison Daja është arrestuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” dhe Paulin Gjergji për “Kultivimi të bimëve narkotike”.

“Shërbimet e Policisë Lezhë kishin siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë. Pas lokalizimit dhe ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *