• |
ide | kryesore

Video/ Lojtarët me telefon në dorë injorojnë tifozët: Spanja në furinë e kritikave

-Instant, Sport, Video


Pasi ka marrë kritika të pafundme për paraqitjet e tyre në fushë në Kampionatin Evropian, Spanja tani duhet gjithashtu të mbrojë veten nga akuzat se ka injoruar tifozët. Një video, në të cilën shumë lojtarë shihen duke injoruar tifozët e pranishëm ndërsa largohen nga hoteli i Seviljes para ndeshjes së të shtunës kundër Polonisë, e ka vënë ‘La Roja’ në një situatë të vështirë përpara ndeshjes vendimtare të së mërkurës kundër Sllovakisë.

Në imazhet, të postuara në Tëitter nga vetë Federata Spanjolle e Futbollit, mund të shihen disa dhjetëra tifozë, përfshirë shumë të rinj dhe fëmijë, që tundnin flamuj e duartrokisnin duke brohoritur me zë të lartë emrat e disa lojtarëve. Por shumë lojtarë treguan indiferencë: shumica e tyre i mbanin sytë në telefon ndërsa kalonin pranë tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *