• |
ide | kryesore

Trump në Ohio: Do të rikthehem në 2022, Covid-19 u përdor për të vjedhur zgjedhjet

-Instant, Lajme, Planet



Mijëra njerëz u mblodhën dje për Donald Trump, në tubimin e tij të parë pas lënies së presidencës në Ohio.

“Ne do të marrim përsëri Dhomën dhe Senatin në 2022″, tha ish-presidenti i SHBA-së duke e quajtur administratën e Biden një katastrofë të plotë. Për të mirëpritur ish-presidetin Trump mijëra vetë mbanin të veshura bluza dhe kapele të kuqe Maga (‘Make America Great Again’) dhe pankarta me titull ‘Save America’.

“Ne do të marrim së shpejti përsëri Amerikën. Kriza më e madhe është ajo e kufirit, së bashku me atë që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020. Biden çmontoi mbrojtjen në kufi dhe shkaktoi një valë migrantësh”, tha Trump.

Trump thekson se kur administrata e tij u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai la “kufirin më të sigurt në histori: muri funksionoi”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *