• |
ide | kryesore

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit. Mesohet se radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.  Rradhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet. Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosovës e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020. Kujtojme se java e pare e gushtit ka shënuar një fluks te jashtezakonshem te hyrjeve ne Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar


2 Comments

  1. Kjo “rruga e qoftelargut” qe e etiketonte Ramazanoviçi ka nje dekade qe cdo vit i sjell Shqiperise qindra milione Euro te ardhura, por jooooo duhet te ju veme dhe traun Vellezerve kosovare. A te qifsha robt o Ramazan, beje njehere Open Kalimash pastaj Open Balkans o vellai Bregut?( si e quante ajo mushka e bashkise Korce, Bregoviçin).

  2. KOSOVARE ne se Shqiperia JU nencmon,BOJKOTOJENI ate.
    Ju nuk jeni VASAL te Shqiptareve dhe kurre me te Serbeve.
    R E C I P R O C I T E T edhe me SHQIPKARET ridhjeres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *