• |
ide | kryesore

Shpërthimet në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende nëse ishin granata apo bombola gazi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në vend. Ministria njofton se ka vatra aktive në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, por asnjëra prej tyre nuk përbën rrezik të lartë.

Sa i përket shpërthimeve në bashkinë Dropull, ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.

“Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mudn të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset” thuhet në njoftimin e ministrisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *