• |
ide | kryesore

Berisha në Kukës: Rrëzimi i qeverisë së Ramës është urdhër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” në Kukës e ka cilësuar qeverinë e kryeministrit Rama si më të keqin që nga regjimi i Enver Hoxhës.

Për ish-liderin demokrat, rrëzimi i kësaj qeverie është urdhër dhe detyrë e demokratëve. Berisha thotë se Rama është ndër të vetmit lider shqiptar që urren veriun e vendit dhe Kosovën duke krijuar përçarje në vend.

“Edvin Kristaq Rama doli në 2013-ën me slloganin, maskarenj të të gjitha llojeve mblidhemi për të hequr Berishën. Sot i përgjigjemi, burra të mirë, atdhetarë dhe patriot që e doni këtë vend, që respektoni dinjitetin e njëri-tjetrit, që doni një Shqipëri sovrane, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur vendi që nga Enver Hoxha e deri më sot. Qëllimi ynë është bashkojmë vlerat dhe besimin. Të bashkojmë më të mirët që kemi dhe jemi, për Shqipërinë që duam, të rivendosim demokracinë në Shqipëri. Një vend që beson se e ardhmja e saj është Bashkimi Europian. Rrëzimi i Edi Ramës është një kërkesë, është një urdhër e një thirrje që buron nga zemra e mbarëatdhetarëve shqiptarë. Kurrë ndonjëherë nuk ka patur një kryeministër që të urrejë me të gjithë qënien e tij, veriun dhe Kosovën, siç është Edi Rama. Është një përçarës kombëtar i cili ka në histori, analog vetëm Enver Hoxhën. Të dashur demokratë, foltorja është shndërruar falë shpirtit tuaj, në një gjenerator të fuqishëm shprese. Çfarë synojmë me foltoren tonë, synojmë të bashkohemi njëherë.

Të gjithë ata të cilët besojnë te vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë, besojnë se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, të mos mashtrohen nga pazarexhinj. Foltorja nuk synon kurrë izolimin, cënimin e miqësive. Ata që bëjnë këto cilësime, janë njerëz të vegjël dhe shpirtzinj. Kjo parti, dhe ky ish-kryetar i saj, ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA-në, vendet e Bashkimit Europian. Kam takuar dhe kam pritur nga 5 presidentë të SHBA-së përfshirë Joe Biden kur ishte zv.President. Problemi të cilin Lulzim Basha e shfrytëzoi, për një vendim me të cilin ai goditi pluralizmin, është një problem të cilin unë fillimisht e mbajta personal. Në mënyrën më të civilizuar, u drejtova gjykatës në Paris, për shpifje ndaj Sali Berishës” – tha Berisha.

Sipas Berishës, nuk ka ndodhur asnjëherë në histori që të shpallet “non-grata” një politikan ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë apo proces gjyqësor. Ai shprehet se kjo ka ardhur pasi ai ka kundërshtuar copëtimin e Kosovës.

Teksa flet për reformën në drejtësi, Berisha shprehet se sistemi është kapur nga kryeministri Rama dhe është ai që i jep urdhrat.

“Tre gjëra dua të them. Kurrë ndonjehërë në histori nuk është shpallur non-grata një njeri që është larguar nga roli udhëheqës. Nuk është shpallur non-grata për një njeri që nuk ka pasur asnjë akuzë apo process gjyqësor brenda ose jashtë vendit siç është Sali Berisha. Së treti, kurrë ndonjëherë nuk është shpallur nongrata, 3 javë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet. Unë iu drejtova gjykatës, e mbajta çështje personale, ndërsa kërkesën për të mos u futur në parlament nuk mund ta mbaja. Askush në botë nuk mund të mendojë se ata, mbështetën sovranitetin e këtij vendi, që një ditë të urdhërohej se kush do hynte në parlamentin e tyre e kush jo. Pse ndodhi kjo histori. Së pari, nuk kam pranuar copëtimin e Kosovës, ndryshimin e kufijve. Nuk kam pranuar pasi ishte çbërja e republikës së Kosovës. Ishte projekti i Serbisë së madhe, i mbështetur nga George Soros.

Nuk kam pranuar minishengenin e Novi Sadit se i kundërvihej Procesit të Berlinit. Nëse ju kujtohen hartat e Novi Sadit, asgjësohej Kosova. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një nismë të tillë. Por ne kemi nismën e Berlinit që sot ka 9 mld euro për vendet tona por i marrin vende të tjera. Pasi ky i joni vjedh. Kam denoncuar pseudoreformën e George Soros në drejtësi. Me këto ligje ja dha kontrollin e plotë të drejtësisë George Soros. Të gjitha urdhrat i jep Rama dhe Engjell Agaçi. Të marrim pak disa të dhëna. Bëhet fjalë për konflikt interesi, Dvorani që u shpall kampion në drejtësi, ka marrë nga një kompani telefonike 17 mijë euro pagesë për apartamentin sepse ka gjykuar në favor të tyre. Të marrim SPAK-un, në vitin e parë të ekzistencës, ka çuar në gjykim 63 raste. Cili ishte rezultati i reformës së Soros?

Unë do qëndroj fuqishëm ndaj një reforme që vuri drejtimin totalisht në favor të narkoshtetit shqiptar. Mund t’ju jap me dhjetra shembuj. Ditën që u shpalla, të nesërmen thashë çfarë kam bërë. Pse isha i sigurt që kurrë ndonjëherë nuk kisha abuzuar me asgjë. Unë do kthehem fuqishëm për të mbrojtur çdo interes kombëtar të shqiptarëve. Miqtë e mi, detyrat përpara i kemi të vështira, por ne do bashkohemi për t’i përmbushur ato. Foltorja jonë është thirrje për bashkimin e demokratëve, që nga themeluesit e saj, tek anëtarët më të rinj. Disa rregulla, do i qartësojmë në statutin tonë. Me vullnetin tuaj nuk do luaj askush. Ju do përcaktoni të zgjedhurit tuaj. Do vendosim primaret, ato janë që të zgjedhurit vendor dhe qëndror të Kukësit, Tropojës Hasit e Gjirokastrës t’i zgjedhë anëtarësia. TË dalë në krye ai që merr vota më shumë. Ky është njëri variant. Varianti i dytë është të mos votoni vetëm ju, por po të vendosni ju, të votojnë dhe mbështetësit tanë. Në këtë mënyrë, për të përcaktuar këshilltarët, ish-kryetari në 2013 kishte dhënë urdhër, kishte përjashtuar nga gara të gjithë kryetarët e ish-grupseksioneve. Vendosi në statut që kryetarët e degëve, nëse kandidojnë të japin dorëheqje. Por ai vetë duhet të ikë sa më parë” tha ish-kryeministri.


6 Comments

  1. Palloshi duhet te kishte ik qe dje .
    Ai eshte fatkeqesi e ketij kombi .
    Largimi i superhajdutit 2 metra te gjate eshte çlirim per ne.

  2. Meqenese vajte deri ne Kukes , pse nuk shkon dhe ne tropoje o sali , afer e ke dhe mandej shko edhe ne vendlindje se nuk ke shkuar as te kulla ku linde dhe u rrite.

    1. Të ka gënjyer mami kurva o idiot, Sali Berisha ka shkuar sa herë ka pasur dëshirë dhe punë në Tropojë, me përjashtim të disa idiotëve si ti në Tropojë e duan të gjithë, ai po shkon në gjithë Shqipërinë e nuk shkon në Tropojë!!!! duhet të jesh shumë debil që beson këtë!

      Të fala mami kurvës vitin tjetër shko lëpiju Kryeministër Saliut të të marrë komentues me pagesë.

  3. Fatkeqësia do jetë nëse Berisha do të jetë në krye të opozitës, se do jetë më e lehtë për Ramën. Ujë i bekuar të kishte qenë aty në 22 vjet, sot Berisha do të ishte qelbur”.

    1. Po e vërtetë, për të gjithë parazitët, hajdutët e rilindasit mafiozë Sali Berisha do të jetë fatkeqësi.

  4. Në një mjedis aspak të qytetëruara e të mendësisë së luftës “partizane”, Berisha beson se ka pretendimin për të udhëhequr “të djathtën” bazuar në grupin e vet të vlerave. Në këtë ambjent anarkik vlerash në PD, janë premisat e një fillim i mirë për fillimin “luftës historiko-kulturore-civilizuese në nivel partiak”. Parullat dhe memet e mediave sociale nuk janë zëvendësim i intelektualizmit politik.Ekziston nje problem madhor që termat “e majta dhe e djathta” ‘janë të keqkuptuar dhe janë ngatërruar në polemika të shumta e të kota” Berisha ka një tendencë për të fajësuar agjendat e majta të quajtura “Soriane” të cilët sollën situatën kaotike shpërthyese në PD. Arsyet janë shume më shumë se kaq. Po çfarë dëshiron konkretisht Berisha? Pa dyshim, edhe ai vetë e ka të vështirë ta perceptojë. Më shumë se kurrë, ai ndjen peshën e luftës absurde plitike qe po ben, i dhemb ftohja qe ndjen nga distancimi i PD se arsyeshme, e tmerron lodhja e opinionit publik me të, e sidomos presionin ndërkombëtar. Për ne shqiptarët analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”. E pra, dije Z. Berisha se sa herë do të na duhet të zgjedhim ne shqiptarët do të zgjedhim Evropën dhe Amerikën dhe jo anarkine politike qe ti perfaqeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *