• |
ide | kryesore

370 qytetarë të helmuar në spitalin e Krujës/Ministrja e Shëndetësisë: Po hetojmë disa pista

-Instant, Lajme, Të fundit


Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbërritur në Krujë për të parë gjendjen aktuale pas ngjarjes së rëndë ku në spital u paraqitën rreth 370 qytetarë të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi nga uji i pijshëm. Ndonëse dyshimet janë përqendruar kryesisht në helmimin nga uji i pijshëm, Manastirliu tha se po hetohet në disa pista.

“Sa i përket hetimit epidemiologjik, të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë po kryejnë të gjitha investigimet në të gjitha pista e mundshme. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, janë një seri pistash që po investigohen. Po pyeten të gjithë qytetarët se çafër kanë konsumuar dhe do kemi rezultat përfundimtar kur të kemi rezultatin e analizave mikrobiologjike. Kemi marrë masa që nëse do të ketë raste të shtuara edhe spitali i Durrësit mund të vendoset një pavion për të pritur pacientët. Hetimet po kryhen në shumë pista”, tha ministrja.

Pacientët e shtruar në spital shprehen se kanë patur dhimbje të forta barku e koke dhe të gjithë pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *