• |
ide | kryesore

OSHEE sqaron pse u ndërpre energjia te Kuvendi: Ra zjarr në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake

-Instant, Lajme, Të fundit


Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë pasi gjatë mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare është shkëputur energjia elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërkohë raporton se e tërë kjo erdhi për shkak të një shkëndije elektrike që ra në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, Kjo ka bërë që në të gjithë zonën përreth të stakohej energjia elektrike.

OSHEE sqaron gjithashtu se stakimi i energjisë në zonën përreth u bë me qëllim sigurimin e zonës dhe menjëherë u manovrua duke rikthyer energjinë përmes linjës së dytë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *