• |
ide | kryesore

Rama parashikon ndarjen e PD: Në zgjedhjet e ardhshme do jeni dy palë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka parashikuar një ndarje të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Rama tha nga Foltorja e Kuvendit se edhe në zgjedhjet e ardhshme demokratët, kësaj here të ndarë në dy fronte, do të humbasin. Por nga e di Rama që PD do të përçahet në dy kampe; është parashikimi i tij marrë parasysh zhvillimet e fundit, apo ka ndonjë informacion më shumë se të tjerët?

“Po ta them sot, në zgjedhjet e ardhshme të dyja palët se do jeni dy, nuk keni si të jeni një do dilni më keq. Nuk do bëni dot atë që bëtë kur ishit llum komplet. Interesi cinik është i qartë. Nëse doni të merreni me këto do vazhdoni të vini me të shara dhe me baltë që të turpëron ty si prind. Mblidh mendjen Lulëzim, por kjo është serioze. Po doni të ktheheni tek koha e llumit, harrojeni se do harxhojmë kohë me ju. Se dhe koha e marrjes me macen ka një limit,”-tha Rama.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *