• |
ide | kryesore

Arrestohen 11 persona në Himarë, po ndërtonin pa leje tri objekte

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi. Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

 Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 2 specialistë të IMT-së për shpërdorim detyre. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.
Vijon puna për kapjen e investitorit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


2 Comments

  1. Ndertimi pa leje ka plas rendeshem kudo .
    Ndoshta eshte shperblimi per vitat e marra.
    Nuk ben dot shtet ky kurva e gjate , ky eshte mesuar vetem me intriga .

  2. Pordhe me rigon ?kush na qenka ai qe shpenzoka miljona ne tym?i thon sa te bejm pak zhurm dhe perseri nisja punimeve.Esht mbush vendi me ndertime pa leje.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *