• |
ide | kryesore

Lulzim Basha: Prokurorët e SPAK nën presion të jashtëzakonshëm, kam informacione konkrete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Lulzim Basha tha se ai vetë por edhe institucione të tjera të sigurisë kombëtare, mes tyre edhe SHISH kanë informacione konkrete për presione që u bëhen prokurorëve në vend.

“Jam i bindur qe informacione konkrete ka edhe sektori perkates i Policise, edhe ai sektori brenda vete SPAK, kane qene kaq ashiqare sa qe pretendohet qe edhe gazetare kane dejguar biseda presioni qe i jane bere prokuroreve te SPAK ne kafe afer SPAK-ut. Por une jam kryetari i opozites s’jam kryeprokurori i Shqiperise”, tha Basha.

Pyetje: Thatë se prokurorët janë në presion të jashtëzakonshëm për të mos vepruar. Pra prokurorët e SPAK janë në presion nga kush? Keni informacione konkrete për këto presionie ndaj prokurorëve?

Lulzim Basha: Kam informacione konkrete sigurisht dhe jam i binDur që informacione konrekte ka dhe Sherbimi Informativ, informacione konkrete kane edhe sherbimet partnere te Sherbimit Informativ ne Shqiperi.

Jam i bindur qe informacione konkrete ka edhe sektori perkates i Policise, edhe ai sektori brenda vete SPAK, kane qene kaq ashiqare sa qe pretendohet qe edhe gazetare kane dejguar biseda presioni qe i jane bere prokuroreve te SPAK ne kafe afer SPAK-ut. Por une jam kryetari i opozites s’jam kryeprokurori i Shqiperise.

Jam ketu per te shtyre me te gjitha mjetet transparencen dhe drejtesine qe te bejme nje ndarje me te shkuaren, ne funksion te nje ndarje te besueshme po ju them qe PD eshte ne lufte me armikun e mireqenies se shqiptareve ne gjithe frontin, brenda vetes, para kundershtarit politik. Prandaj 18 dhjetori e shtuna qe po afron eshte date me rendesi jo vetem per demokratet por per gjithe shqiptaret ne Kuvendin e PD. “Zgjedhim te ardhmen” eshte motoja e bashkimit te demokrateve. Se mund te thonim dhe ti mbyllim deren te shkuares, ti japim fund tranzicionit.


11 Comments

  1. Kryetaruc i PD po të ndihmon Ed Kokaina pa masë. Edhe Lefterin e sakrifikoi për të të shpëtuar ty, duke ndryshuar vëmendjen e publikut nga ty tek të “korruptuarit” …. Hë mos na merrni për budallenj, palaço njerëz!!!

    1. patjeter, gjith bota rrotullohet rreth bashes. kujt i plasi kari per bashen apo salehun, apo like floririn, apo ram poturen. keta jan bashk, njerezit kan halle te tjera.

  2. Koha kur Berisha kishte dhëmbë nuk përmendet, sepse po u përmend tani, do të ngjallte frikë te fëmijët. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1996 kur u gjakos sheshi Skënderbe nga gjaku i opozitarëve. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1997 kur ky ngriti popullin e Veriut për të rrjepur popullin e Jugut; Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas vitit 1998, kur Sali me plot dhëmbë në gojë, kreu grushtin e shtetit. Ja, njësoj si dje në selinë e PD. Por ndryshimi është se, ndërsa sot nuk ka dhëmb në gojë, atëherë kishte dhëmbë në formën e tankeve dhe të njerëzve budallenj…

  3. mbas Sali Shpelles e ke radhen ti per burg o LYL Basha DASH ka dosjen tende gjithashtu Ke qene minister i brendshem kur u vrane 4 vete ne mes te bulevardit me urdher te Salih Malokut dhe tendin plus vjedhjet qe keni bere sebashku ne rrugen e kombit e kush e di tjeter cdo dali Me mire hapi letrat te ulesh denimin

  4. Ik mor lulush fshiu diku. Me kete megaskandal te inceratorve prej miliarda lekesh duhet te ishin mbushur sheshet me qytetar deri ne rrezimin e qeverise. Se jane leket tona ato qe vidhen e shperdorohen. Por ti lulush 8 vjet je vere paterica e tij e pushtetit. As militantet e tu nuk frymezon dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *