• |
ide | kryesore

“Dyshohet për gjysmë kg tritol”/ Detaje tronditëse nga atentati në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol që tronditi qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të diele. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë një 33-vjeçar, i identifikuar si Indrit Sadedini, i cili sipas informacioneve paraprake ka mbetur i plagosur rëndë.

News 24 raporton se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të pallatit ku jetonte 33-vjeçari, në hyrje të garazhit, aty ku kishte parkuar dhe automjetin e tij. Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëmtime të mëdha në pjesën ku është vendosur, duke shkaktuar dhe një krater të thellë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka qenë një sasi prej gjysmë kilogramë tritol, shpërthimi i të cilit ka shkaktuar frikë dhe panik te një nga zonat më të populluara të Vlorës në hyrje të Lungomares, në lagjen “10 Korriku”.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *