• |
ide | kryesore

7 të arrestuar në Kurbin për kultivim droge, mes tyre edhe punonjës të OSHEE

-Instant, Lajme, Të fundit



7 persona janë arrestuar, mes tyre 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së pasi kishin kthyer katin e parë të një banese në “shtëpi bari” ku kultivonin bimë narkotike kanabis sativa. Policia bën me dije se është finalizuar operacioni policor antikanabis i koduar “Bushneshi”, dhe si rezultat janë vënë në pranga Lek Allamani, 54 vjeç, Taulant Baroka, 27-vjeç dhe Gimi Hida 43-vjeç. Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Xhemal Danieli, 58 vjeç,  më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca, 56 vjeç,  me detyrë elektricist, Bib Gjergj, 33 vjeç, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi, 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u zbulua laboratori që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, dhe një sasi prej 58 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua. Në ndërtesë u konstatua edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *