• |
ide | kryesore

Mbytet në kanal 57-vjeçari nga Fieri

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit. Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikletë dhe ka rënë në kanal për arsye ende të paqarta ku edhe ka humbur jetën.

Mësohet se viktima quhet Fiqeri Muhameti.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 57-vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *