• |
ide | kryesore

Skandali me pagat/ Prokuroria: Specialistët nxorrën të dhënat e pagave dhe ia shitën subjekteve private

-Instant, Lajme, Të fundit
Imeraj


Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me hetimet e kryera për skandalin e publikimit të pagave. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se për këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona, 2 specialistë IT që nxorrën të dhënat dhe 2 punonjës kompanish private.  Sipas Imeraj, dy specialistët e IT kanë shpërdoruar detyrën duke nxjerrë të dhënat e qytetarëve dhe më pas ua kanë shitur subjekteve private kundrejt përfitimit monetar.

Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre. Specialistja e IT në Drejtorinë e Tatimeve, e cila është e punësuar në AKSHI duke patur aksesin në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe ia ka shpërndarë kolegut të saj i cili ka shfrytëzuar marrjen e këtyre të dhënave dhe ka arritur që t’ua shesë subjekteve private.

Prokuroria vazhdon hetimet intensive. Sekuestrimi është bërë në Drejtorinë e Tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria është në funksion të plotë me veprime të plota.”, tha Imeraj.


8 Comments

  1. Specialistet duhet te ishin me çertifikata sigurie. Databaza e te dhenave personale duhet te ishte kriptuar. Me ardhjen e sorosianeve ne pushtet u be kulture vjedhja, manipulimi dhe shitja e gjithshkaje ne menyre te paligjshme.

  2. Ai muhabeti i patronazhisteve, futet ketu? Apo s’do preket fare?!

    Sa per specialistet IT, shume amatore! Kur nuk di te fshehesh gjurmet, mos ju fut kot nje pune. Megjithese besoj, se dikush eshte treguar kopil.

    1. Qesharake fare. Akuzat e ngritura jane kryesisht per shperdorim detyre dhe jo per vjedhje, keqperdorim dhe publikim te dhenash personale te 650 mije qytetarve.

  3. Koka turku jane …. Pyesni Ballën, Ramën e Bashen se kush e lejoi këtë gjë të ndodhë. Mos na merrni për budallenj!

  4. Uaaaa
    Po kete Imerajn nuk e shkarkoi dot KIMETJA???
    APO I DUHET RILINDJES SHE NUK PYET PER KIMETEN KUR I PREKEN INTERESAT E SAJ????
    KOT LODHENI! ATA QE KENI ARRESTUAR JANE KOT! KUJTONI SE I KANE NXJERRE PER 20-30 MIJE LEKE?? MIRE E KENI PLANIN SE POPULLI BUDALLA ESHTE DHE E HA DHE KETE RRENE.
    NE ADMINISTRATEN SHQIPTARE ASGJE NUK BEHET PA ” OK” E RILINDJES, PRA TE RAMES.
    AI E DO PER TU BERE SHANTAZH BISNESEVE! E THA VETE ME GOJE
    JU KA LENE DHE AFAT,
    20 JANARIN.
    PRANDAJ MOS TREGONI DOKRRA ME PUNONJES IT.
    TE GJITHE JANE BENIAMINE TE RILINDJES DHE E KANE NXJERE ME BEKIMIN E SAJ.
    DO I MBAJNE CA DOTE NE BURG E DO I NXJERRIN PA U NDJERE.
    JA, ZERE SE KA DALE DHE KOKA NGA BURGU. LEKET LUME PO U SHKOJNE INCENERATOREVE!
    PERFUNDIMISHT ” SPAKU” U HU MUTIN PUSHTETAREVE.

  5. Keta te katert do t’i marrin leket nga Rilindja pikerisht tani, duke pranuar te behen koka turku dhe duke u denuar me akuza qesharake, per vlera qesharake dhe me denime po aq qesharake, por qe do t’i vene kapak kesaj pune e nuk do dale qe keto gjera jane marre nga Akshi dhe perpunuar ne shtabin elektoral ne zyrat e Rilindjes para zgjedhjeve. Rrjedhja e informacionit, nderkohe eshte bere ose nga ndonje i pakenaqur pse nga ndonje nga keta urithet bastarde qe Rilindja i ka krijuar si specie e korruptuar deri ne palce dhe qe ka menduar te beje edhe ndonje pisllek te vogel te vetin krahas sherbimit ndaj sektit te brenjtesve te babezitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *