• |
ide | kryesore

Daçiç: Nuk mund të bëjmë kompromis për njohjen e Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç ka deklaruar se çështja e presioneve politike ndaj Serbisë lidhur me Kosovën “nuk kanë të bëjë me BE-në, aq sa ka të bëjë me vendet anëtare të BE-së”.  Daçiç ka theksuar se nuk ka asnjë kompromis që Serbia do të njohë Kosovën.

“Serbia po shkon drejt BE-së, është në interesin tonë të jemi anëtare e BE-së, por sigurisht që është në interesin tonë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe këtu s’ka asnjë kompromis në kuptimin që do ta njohim Kosovën apo diçka të tillë. Kjo është e papranueshme për ne”, tha Daçiç për TV Happy.

Kryeparlamentari njoftoi se ndryshimet në kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë po bëhen me rekomandimin e BE-së. Për këto ndryshime, është planifikuar mbajtja e një referendumi të dielën, më 16 janar, të cilin kryeministri Albin Kurti ka njeftuar më herët se nuk do ta lejojë.


2 Comments

  1. Nuk ka asnje arsye per te degjuar kush per mundesine tuaj per kompromise me Pamvaresine e Kosoves.
    Ajo qe qendron sot e mot eshte Ligji nderkombtar qe ju e keni nenshkruar si shtet, te cilin ju do te detyroheni ta zbatoni me ose pa deshire.

    Vonesat tuaja vetem sa e rritin shumen qe do te detyrohen te paguani per demet qe po i shkaktoni ekonomise Kosovare me qendrimet tuaja arbitrare.
    Sa me pare aq me mire per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *