• |
ide | kryesore

Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Arkiva


Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën ku ai jetonte.

Gj. B raportohet se jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”, ku rreth orës 6:20, është përfshirë nga flakët banesa e tij ku si pasojë e flakëve ai ka humbur jetën.

Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

“Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *