• |
ide | kryesore

Escobar dhe Lajçak, “zbarkojnë” sot në Kosovë, temat që pritet të diskutohen: dialogu me Serbinë dhe asociacioni

-Instant, Lajme, Të fundit


I dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vizitojnë sot Kosovën. Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri më 2 shkurt, ndërsa do të takojnë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Pritet që takimi të koncentrohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve, teksa theks i veçantë do t’i jepet edhe vazhdimit të dialogut me Serbinë. Lajçak, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre. Lajcak ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës.

 

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *