• |
ide | kryesore

Në kërkim nga policia, vihet në pranga ish-inspektori i Hetimit Tatimor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Ndër ta, është vënë në pranga edhe Gentian Elezi, 32-vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion. Elezi është dënuar me 1 vit e 5 ditë burg për shkak se akuzohet se ka marrë ryshfet në kohën kur ka qenë inspektor në drejtorinë e Hetimit Tatimor.

“Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Gentian Elezi, 32 vjeç.  Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *