• |
ide | kryesore

Fillimi i mandatit në Këshillin e Sigurimit/ Rama: Historike për Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit


Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Rama mori pjesë në pritjen e organizuar në New York, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është një ngjarje historike për vendin tonë dhe një gur themeli në rrugën transformimit, për të përmbushur aspiratat si komb.

“Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama nënvizoi se Shqipëria ka vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës për mandatin në Këshillin e Sigurimit.

“Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem të bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit. Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej. Në ditët e sotme ne vërejmë se vlerat që dikur i merrnim të mirëqena si aspirata për t’u arritur janë vënë në mëdyshje, por, ne që u kemi mbijetuar kohëve të errëta, këto dyshime nuk i ushqejmë, sepse e dimë se cila është alternativa e këtyre vlerave. Ne i kemi vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës sonë për mandatin në Këshillin e Sigurimit. Ne i shohim ato si përparësitë e organizmit më të fuqishëm në botë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.


11 Comments

  1. I vetmi sodisfaksion qe ndjen njeriu ne te tilla rastr eshte krenaria qe patem fatin te jetojme dhe magjepsemi nga skeci i Fuat Bocit “A doni me per Belulin?” dhe i pazvendesushmi Dritero Agolli me romanin “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”.
    Ky “Belul Zylua” yne e coi vepren e te mesiperme deri ne OKB….

  2. Momenti historik per shqiptaret do te jete kur Rama, per nje here te vetme ne jeten e tij politike, te punoje ne Keshillin e Sigurimit per Kosoven dhe pranimin e saj ne OKB.
    Shqiperia ka patur atje nje autoritet te tille pas Luftes se Dyte Boterore saqe ndihmoi edhe Kinen dhe e perfaqesoi gjigandin e Azise deri ne pranimin e saj ne OKB.
    Por Rama qe mendon se historia fillon me Edin nuk eshte aq i thelle sa te hape me Olten arshivat e diplomacise shqiptare kur perfaqesohej si shtet sovran e jo bashkepenembajtes.

  3. Ne jemi popull i pagdhendur. Shumica jonë është e paditur prandaj edhe pyet: A mundet që themeluesi i “shtëpisë së lirisë” të shpallet nga institucionet ndërkombëtare të shtypit si “armik i shtypit të lirë”, nga qeveria amerikane si “minues i demokracisë” dhe nga shtypi perëndimor si “ordiner i rrezikshëm” dhe drejtues i “një regjimi gangsterësh”?! A mund dhe a duhet të ndodhë që në një “shtëpi lirie” të rrihen deputetë, gazetarë dhe ish-të përndjekur politikë nga diktatura që kishte ndërtuar “shtëpinë me gjethe”, apo të rrihen, burgosen dhe vriten gazetarë e opozitarë,behet fjale ne Keshillin e Sigurise te OKB o shpellkare dhe kjo eshte per here te pare o loqja e salihut

    1. Boll o palle e pagdhendur.
      Kete vjershen qe ta kane dhene e poston gjithkund, per nje sufllaqe.
      Ti dhe patronazhistet e tjere si ty jeni te pagdhendur, popullit shqiptar i merr te ligat ti dhe gjithe pederastet sorrosiste.
      Lakej dhe bythelepires te te huajve.
      Kur te bjere sistemi juaj, me keq se ata kolaboracionistet afgane do perfundoni.

  4. Nuk gjendet fjale ne fjalorin e shqipes qe
    te pershkruaj ligesine, poshtersine, hipokrizine e ketij ZUZARI……… qe per fatin e keq te Shqiperise eshte KM………..
    Nuk gjendet nder te gjalle e nder te vdekur nje i dyte si ky………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *