• |
ide | kryesore

Basha apo Berisha në krye të PD? Publikohet sondazhi i zhvilluar në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Protesta


Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%).

Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.

Thuajse dy në tre (65%) qytetarë të bashkisë Durrës nuk do votonin Partinë Demokratike në rast se në krye të saj është Sali Berisha.

Thuajse 70% e qytetarëve të Durrësit, që në zgjedhjet e 25 Prillit votuan Partinë Demokratike, do votonin përsëri PD-në nëse Sali Berisha do ishte kryetar i saj.

Një në tre (33%) votues të djathtë durrsakë, do votonin Partinë Demokratike nëse Lulzim Basha është kryetar.

Mes liderëve kryesorë politikë, durrsakët pëlqejnë më shumë (45%) kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha pëlqehet nga një e katërta (28,5%) e elektoratit të Durrësit dhe kryetari i PD-së, Basha gëzon mendim pozitiv tek 15% e votuesve në Durrës.

Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.


10 Comments

  1. Meqë “partia” e Berishës sot ka dalë me siglën e “Shrëpisë së Ilirit”, pra të Monikës, i bie që afërsisht durrsakët paskan votuar 85% për dy fraksione të së majtës sociialiste me “duartë akullore” të Gjushit “non grata” , të Berishës gjithashtu “non grata” e Ilirit kandidat për “non grata” nga SHBA
    Si kungullzion i këtij sondazhi na del që 85% e durrsakëve qenkan anti amerikanë e vetëm 15% qenkan pro amerikanë

    1. Meqë aktualisht SHBA konsideron Rusinë e Putinit , aleaten e vetme në Europë të Serbisë si një shtet agresor e antidemokratik, i bie gjithashtu se 85% e durrsakëve qenkan “të dashuruar” me Vuçiçin

  2. PS (Rama) i ka te sigurta votat e fshatareve qe kane mbytur Durrsin si dhe votat e komunistave dhe femijve te tyre dhe nuk jane pak…

  3. vjen si pordha neper breke maloku i vucidolit dhe nuk e kupton qe eshte mbytur pergjithmone nga SHBA dhe kurre nuk do ngreje koke Ky eshte fundi i sekretarit te partise punes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *