• |
ide | kryesore

Milan barazon me vendin e fundit, Pioli shfryn nervat: “Titulli? Edhe ju pyesni pa besuar tek ne”

-Instant, Sport



Stefano Pioli as që mundohet të fshehë zhgënjimin për barazimin ndaj Salernitanës, skuadër që mbyll renditjen e Serie A. Një 2-2 me rikuperim, që tashmë mund t’i kthejë kreun e klasifikimit Interit, i cili për momentin është dy pikë larg, por me dy ndeshje më pak të luajtura: “Jemi të zhgënjyer sepse nuk luajtëm ndeshjen më të mirë. – deklaroi trajneri i Milanit në fund të ndeshjes. “Kemi bërë një naivitet që e kemi paguar shtrenjtë. Nuk luajtëm mirë nga pikëpamja teknike, ishim shumë frenetikë. Djemtë dhe unë jemi të zhgënjyer dhe është e drejtë të jemi sepse nuk luajtëm si Milan. Kemi bërë gabime që zakonisht nuk i bëjmë. Ndeshje e komplikuar që të paktën e barazuam, por duhet të bëjmë më mirë”.

Një mbrëmje e shkuar keq që reflektohet edhe në tonet dhe mënyrat e përdorura nga trajneri kuqezi, më i zymtë dhe i nxituar se zakonisht. Sigurisht shumë më e errët se konferenca në prag të sfidës, në të cilën ai kishte imagjinuar gjithashtu mundësinë e një fije lidhëse nga aty deri në fund të sezonit, duke nënvizuar forcën e një grupi koheziv dhe kompakt. Dhe sigurisht i aftë për gjëra të madh. Një grup që mbrëmë e la veten të befasohej nga kundërshtari: “Gabimi ishte që nuk ditëm të menaxhonim një avantazh që erdhi menjëherë, ishim shumë frenetikë. Titulli? Mbi ne – komentoi Pioli, duke iu përgjigjur pyetjeve të të ftuarve në studion e Dazn – ka një atmosferë të çuditshme: nuk ka asnjë nga ata që njohin këtë sport, dua të them nga ju, që besoni se Milani mund të fitojë titullin dhe megjithatë ju vazhdoni të më bëni këtë pyetje. Ne mendojmë vetëm të punojmë e të përpiqemi të bëjmë sa më shumë pikë. Sigurisht që është një kampionat në të cilin ka shumë ekuilibër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *