• |
ide | kryesore

Operacioni blic i SPAK në 5 qytete të vendit, 44 masa arresti që burojnë nga hetime të nisur 3 vjet më parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK në 5 qytete të vendit, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Në tërësi mësohet se janë 44 vendime gjyqësore të caktuara në mungesë, 42 “arrest në burg”, 1 “arrest në shtëpi” dhe 1  “detyrim paraqitje”, të gjitha të lëshuara për trafik droge. Hetimi për këtë megaoperacion mësohet se është nisur nga viti 2019, fillimisht në dosje të veçuara në rrethe e më pas të bashkuara në një procedim të vetëm në SPAK.

Operacioni i SPAK shtrihet në qytetin e Vlorës, Tepelenës, Durrësit, Tiranë dhe Lezhë dhe bëhet me dije se policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre dy efektivë policie, një në Gjirokastër dhe një në Tepelenë. Të përfshirë janë 5 grupe që kanë bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi, por ka edhe të proceduar për mbajtje të sasive të vogla të kokainës.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *