• |
ide | kryesore

Mashtrimi në call center/ SPAK jep detajet: U ndaluan 15 persona, gënjenin qytetarët gjermanë duke përfituar shuma parash

Arkiva



15 punonjës të Call Center në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. SPAK njofton se është ushtruar kontroll në 8 (tetë) ambjentet e subjektit “BLUENERGYCALL SHPK”, rruga e Kavajës, Condor Center, në Tiranë. Hetimi kishte nisur që në 2021 dhe personat e akuzuar mashtronin shtetas europianë të investonin në bursa dhe më pas i merrnin paratë. Arrestimi i tyre është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane.

Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan rreth 2 mijë gjermanë duke u vjedhur 5 milionë euro. Vetë punonjësit përdornin pseudonime dhe merrnin klientët të cilët i tundonin fillimisht përmes investimit në shuma të vogla me premtimin se do të fitonin shumë më shumë. Kryesisht pre e këtyre mashtrime binte mosha e tretë. Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një bazë besimi me klientin e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se “broker-i”/ndërmjetësi” i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizojnë një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara. Ky premtim, i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Një ditë më parë edhe policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë nën akuzën e mashtrimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *