• |
ide | kryesore

“Nuk e kuptoj pse VAR-i nuk ndërhyri te goli, Junior e provokuan”: Mehmeti nuk gjen paqe te Partizani

-Instant, Sport


“Ne ishim përgatitur që do ta kishim të vështirë. Megjithatë duhet ta kërkojmë te vetja. Humbja e penalltisë na dekurajoi. Në të tilla fusha nuk ke mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen. Në futboll duhet dhe pak fat, port fatin duhet ta dish si ta kërkosh. Gjithsesi të vjen keq të humbasësh këto ndeshje, sepse në shumë raste kontrastet kalojnë limitet e “fair-play”. Dritan Mehmeti nuk e kapërcen dot humbjen e pësuar 1-0 në Kamëz kundër Kastriotit. Të kuqtë ngacin përsëri në tentativën për të ndjekur zonën europiane, megjithëse kishin mundësinë ta bënin, sidomos me atë penallti të humbur nga Kallaku. Problemi i golit, edhe nga pika e bardhë, po kthehet në sindromë për të kuqtë. “Jo vetëm tek penalltia, por të shikosh mënyrën si i humbasin rastet, është aspekti psikologjik i lojtarëve. Lojtari duhet të jetë më i ftohtë. Kam provuar shumë herë dhe më i sakti ka qenë Kallaku”.

Mehmeti ka rezerva edhe mbi gjykimin, duke iu referuar episodit që vendosi ndeshjen, edhe pse në këtë rast, më tepër se me Allën e kishte me sistemin VAR: “Për golin ishte një kundërsulm që duhet ta menaxhonim më mirë, por jam i bindur që ishte faull në fillim të aksionit. Nuk e kuptoj pse VAR-i nuk ndërhyn. Këto nuk janë justifikime, por e kemi parë në ndeshjet e kaluara, Partizani ka marrë dy kartonë të kuq”, tha Mehmeti duke zbuluar edhe një episod me Junior –“Ai është një nga lojtarët më profesionistë që kemi. Më dha besimin në pushimin e ndeshjes se do të ishte shumë më i qetë. Më tha se ishte provokuar me fjalë që e kanë indinjuar shumë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *