• |
ide | kryesore

Mazzarri i tërbuar me arbitrimin: “Ndaj Lovatos ishte penallti, Milan fitoi e të gjithë u kënaqën…”

-Instant, Sport


Trajneri i Cagliarit, Ëalter Mazzarri, është shfaqur i nervozuar pas 0-1 kundër Milanit. Natyrisht pika e nxehtë ishte racizimi i demostruar nga shkallët e stadiumit për portierin Maignan, por tekniku i sardëve e ka kthyer vëmendjen tek arbitrimi dhe favorizimi që iu bë Milanit: “Nuk di asgjë për ofendimet e fundit, dola sepse isha i zemëruar. Na mungon një penallti të shkaktuar nga Maignan mbi Lovaton, portieri gaboi në dalje dhe goditi mbrojtësin, që ka një hematomë në kokë. Doja të shihja të kundërtën e asaj që mendoja se kishte ndodhur, por jo… Maignan nuk e kapi topin dhe goditi mbrojtësin, për mua është penallti. Var… Pastaj fitoi Milani dhe të gjithë ishin të lumtur…”.

Tekniku është ndalur edhe në performancën e skuadrës së tij: “Në fund nuk e meritonim humbjen, ata janë fenomenalë në mbylljen e hapësirave dhe kanë cilësi të çmendur. Por ne luajtëm një ndeshje si të barabartë dhe nuk patëm shumë fat. Unë i shoh të gjithë, por më shumë se shoh të tjerët, ne duhet të marrim pikë. Unë u thashë djemve që nëse do të luajnë gjithmonë kështu do të marrim pikë për të shpëtuar veten, në tre ndeshjet e fundit vërtet kemi bërë vetëm një gabim, atë ndaj Spezias”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *