• |
ide | kryesore

Fiksimi i çmimeve në treg, Autoriteti i Konkurrencës gjobit kompanitë e plehrave kimike (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Komisioni i Konkurrencës ka gjetur shkelje tek kompanitë e importimit të plehrave kimikë, të cilat kanë abuzuar me cmimet në treg. Kujtojmë që këto kompani janë denoncuar disa herë publikisht nga deputeti Erion Brace. Më poshtë vendimet e plota. 

I. Mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK.

II. Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

III. Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

IV. Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

V. Monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave  kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi. VI. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *