• |
ide | kryesore

Biden takim me ministrat ukrainas në Varshavë: Putin mendoi se mund të përçante NATO-n, por nuk ia doli

-Instant, Lajme, Të fundit


Në takimin e sotëm me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov në Varshavë, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin ka ngelur i shtangur sepse ka kuptuar se nuk mund të përçajë dot aleatët e NATO-s në reagimin e tyre ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

“Unë jam i sigurt se Putin po mendonte të ndante NATO-n, duke ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara,” tha Biden. Presidenti amerikan tha se Putin nuk ia ka dalë dhe nuk do ia dalë as në të ardhmen.

Gjatë fjalës së tij për mediet e huaja, Biden theksoi se historia ka treguar rëndësinë që luan fakti që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konflikteve në Europë.

“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Europë. Kujtimet e atyre ditëve i përndjekin Shtetet e Bashkuara”, shtoi Biden. ©Lapsi.al 


3 Comments

  1. A ti e ke ne terezi mer daj. As ja ke idene se ca pune ke. Ate qe e thu ti tani, del Jen Psaki e nja 3 te tjere e korigjojne, edhe ec e mere vesh ca bohet. Rusia s’skishte pune me Naton e as donte ta percante, thjesht tha zbato kufirin qe vete Amerika, Nato e Rusia keni vene ne 1990.

  2. IK O TRAP – I GJITHE PROBLEMI JENI JU QE DONI TE SUNDONI BOTEN DHE TE EKSPERIMENTONI ME TE
    NUK E SHIKON SESI BOTA JANE BERE VASALE TE LUMTUR?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *