• |
ide | kryesore

“Dualizëm në lidhje me Rusinë?”/ Ministri i jashtëm turk: Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


“Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të bërë ndonjë biznes”, ka thënë ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Kujtojmë që Turqia ka qenë nër shtetet që ka kritikuar ashpër pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por ka kundërshtuar sanksionet e vendosura nga aleatët e saj të NATO-s. Duke folur në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas, Çavuşoğlu tha:

“Nëse oligarkët rusë … ose ndonjë qytetar rus duan të vizitojnë Turqinë sigurisht që munden. Nëse do të thuash nëse këta oligarkë mund të bëjnë ndonjë biznes në Turqi, atëherë sigurisht nëse është e ligjshme dhe jo kundër ligjit ndërkombëtar, unë do ta konsideroj atë. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër,” tha Cavusoglu në përgjigje të një pyetjeje në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dohas.

Ndër të tjera, dy jahte luksoze të lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich, mik i presidentit rus Putin, janë ankoruar në resortet turke.

Lexo edhe: https://lapsi.al/2022/03/22/gati-per-tu-ankoruar-ne-turqi-te-rinjte-presin-me-protesta-jahtin-e-abramovich-video/

 


2 Comments

  1. Po rusi eshte i keq shume i keq, se eshte i keq, ca nuk kupton ti? Akoma perdor llogjiken ti? Ca paske qene or burr! Mos je me berishen se ska mundesi! Te gjithe mediat ta thone perdite, dhe ti vazhdon mendohesh vete! Se ke mire keshtu, se i behet qefi putinit🤫

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *