• |
ide | kryesore

Vrau me thikë gruan e tij, gjykata zviceriane dënon shqiptarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një gjykatë zviceriane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që 40-vjeçari shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi. Kryetari i trupit gjykues Benedikt Hoffmann duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. 40-vjeçari,  më 26 gusht të vitit 2019 kishte vrarë bashkëshorten duke e goditur pesë herë me thikë. Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë krimesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *