• |
ide | kryesore

Berisha për krizën energjitike: E ka fajin vjedhja në Shqipëri, jo lufta në Ukrainë

-Instant, Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur nga “Foltorja” e Tepelenës ka komentuar krizën energjike në Shqipëri.

Ai tha para demokratëve se sot kriza energjetike në Shqipëri nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me vjedhjet dhe keqmenaxhimin e bërë nga qeveria.

Lufta në Ukrainë ka ndikimin e saj në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës. Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë. Le të marrim Covidin, ishte botërore, por në Shqipëri ajo u mori jetën mbi 20 e ca mijë qytetarëve, ndërkohë që qeveria mashtron me 3400. Nuk kishim ne një sistem i tillë sa ne të kishim këtë vdekshmëri, kurrën e kurrës, i krahasueshëm me të Kosovës me të Maqedonisë, ato nuk patën këtë vdekshmëri sepse qëndrimi i tyre ndaj qytetarëve ishte pakrahasismisht më i njerëzishëm se sa në Shqipëri. Në Shqipëri bëhej gjithçka që mos shtrohesh në spitale. Kur ishin shifrat më të larta mbanin në spitale 600 të sëmurë, Kosova me 1 milionë banorë më pak mbante në spitale 1100 të sëmurë. Në Shqipëri urgjenca u kthye në një lloj selektivi duke i “pushkatuar” njerëzit pa i lënë pa mjekim. Sot ministrat dhe kryeministri kanë veshur lëkurën e qingjit duke dalë nëpër dyqane të kontrollojnë çmimet. Energjia në Shqipëri ka koston më të ulët në Europë sepse prodhohet e tëra nga uji. 2/3 e saj prodhohen nga hidrocentralet që e kanë nxjerrë veten 10 herë, nuk ka asnjë lidhje me naftën, as me gazin, megjithatë këta bën krim të tmerrshëm. Në vitin 2021 janë prodhuar në Shqipëri sa kurrë në historinë e këtij vendi. 8 miliardë e 900 milionë kilovat5 orë energji, ndërkohë kur konsumi është 5 miliardë e 300 milionë. Ne kemi rezerva të mëdha digash, kaskada e Drinit bën një rezervë të mrekullueshme. Në 22 korrik kasdakada ka qenë në nivele maksimale, çfarë bënë këta? Hapën turbinat nga Fierza në Vaun e Dejës, shitën me 42 euro megavatin kur në atë kohë shitje me 13 euro. Ai që e bleu e shiti me 130 euro, por diferencën prej 80 eurosh e ndau me ministrin, me drejtorin, tani Fierza po shkon drejt vdekjes. Zbrazën kaskadën dhe tani e ka fajin lufta, jo e ka fajin vjedhja”, deklaroi Berisha.


6 Comments

  1. Kam qene kritik i Saliut ne mandatin e tij te 2. Shume gabime ka por thote te verteten. Shajeni sa te doni.

  2. Arsyeja e vetme e atij sulmi, është pikërisht mesazhi ndaj Xhemal Bushatit, i cili kohët e fundit ka mbajtur qëndrime të qarta politike, të cilat kanë qenë në krah të kundërt me qëndrimet e “Shtëpisë së Lirisë”, Foltores dhe Sali Berishës…

  3. eshte gjithe bota ne krize o rrot kari jo vetem Shqiperia …Cmimi i naftes eshte dyfishuar dhe ne Amerike dhe ne gjithe boten Po ashtu prodhimet bujqesore dhe kjo bije rritjen e cmimeve Te ishe ti kryeminister, Shqiperia do kishte falimentuar fare,o hale

  4. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare. Ai ishte shofer i PD-së, rrinte aty për shkak të së shoqes. Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-Me Tapin cfare bere o salih karaxhic berisha

  5. Clidhje ka lufta ne Ukraine me kaskaden e Drinit qe e ka thare qeveria mavi gje qe ska ndodhur kurre dhe eshte e qellimshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *