• |
ide | kryesore

Çështja e inceneratorëve/ SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS-së

-Instant, Lajme, Të fundit


Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkon arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Në një njoftim zyrtar thuhet se SPAK i është dorëzuar Kuvendit, “për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”. Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncensionet për inceneratorët.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

SPAK ka thënë se është i paligjshëm shpronësimi i tokës për inceneratorin e Fierit pasi Koka, Bllako dhe Abeshi përgatitën dokumente false. Sipas SPAK, shpronësimi për inceneratorin e Fierit i shkakoi dëm mbi 16 mln lekë shtetit.  Nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës janë shkelur ligji për koncesionet dhe prokurorimin publik. Nga hetimet e kryera thotë SPAK “kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Rrjedhimisht, me vendimindatë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.


3 Comments

  1. “To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal.” — Henry Kissinger thotë:

    PO E HANE KELYSHAT E SORROSIT
    TRUSHPELARET E ALETATIT STRATEGJIK

    SORROSI TE NGRE LART DHE KUR SHIKON QE PO BIE, FSHIN ME TY BYTHEN DHE TE HEDH NE KOSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *