• |
ide | kryesore

Në spital me plumb në mushkëri, merret vendimi për Nuredin Dumanin

-Instant, Lajme, Të fundit



Është mbajtur sot në spitalin e Traumës seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akzuohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mësohet se ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg”, në orën 12:10.

Vendimi u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. I shumëkërkuari është arrestuar në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan, ku u krye atentat ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe u transportua drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *